Gjeoinformatika
Gjeoinformatika eshte shkenca e cila merret me perpunimin, analizimin dhe perdorimin e informacionit te lidhur me gjeoshkencat.
Gjeoinformatika kombinon modelimin dhe analizimin e informacionit gjeohapsinor, zhvillimin e databazave gjeohapsinore, dizenjimin e sistemeve te informacionit, shkembimin e informacionit nepermjet teknologjive te rrjeteve informatike dhe nderveprimin interaktiv te njeriut me kompjuterin.
Teknologjite gjeoinformatike perbehen nga keto komponente kryesore:
- Geographic Informatin System (GIS) - Sistemet e Informacionit Gjeografik.
- Global Positioning System (GPS) - Sistemet e Pozicionimit Global
-
Remote Sensing (RS) - Sistemet e marrjes se Informacionit ne distance dhe pa rene ne kontakt me
objektin.
Ku aplikohet Gjeoinformatika
Ne ditet e sotme zhvillimi i teknologjive te informacionit ne pergjithesi dhe i atyre te Gjeoinformacionitne vecanti po marrin nje rendesi gjithnje e me te madhe dhe po gjejne zbatime ne shume fusha. Disa nga fushat ktyesore ku gjejne zbatim teknologjite Gjeoinformatike jane:
Gjeoshkencat dhe disiplinat e lidhura me to:
- Planifikimi Urban
- Monitorimi i mjedisit
- Telekomunikacioni dhe analiza e rrjeteve infrastrukturore
- Navigimi-Lokalizimi ne kohe reale i mjeteve te transportit si: kamione, anije, trena etj.
- Biznesi
- Agrikultura
- Turizmi
- ......edhe shume fusha te tjera.
Mundesite e punesimit te Inxhinierit te specializuar ne Gjeoinformatike
Inxhinieri specialist ne Gjeoinformatike mund te punesohet ne keto institucione kryesore:
- Institutet kerkimore te Gjeoshkencave
- Zyrat e Planifikimit Urban prane bashkive dhe komunave
- Zyrat e Hipotekave dhe te regjistrimit te pasurive
- Axhensite kombetare dhe rajonale te turizmit
- Kompanite e telekomunikacionit dhe te transportit
- Kompanite e biznesit
- Profesionist i lire ne fushen e Gjeoinformacionit
